Reagojnë nga Instagrami i Metit pas përjashtimit të tij: Tmerr

0
231

Meti Alshiqi është përjashtuar nga Big Brother Vip Kosova 2.

Ky vendim i ‘Vëllait të Madh’ erdhi pas eskalimit të debatit që erdhi si rrjedhojë e pakënaqësisë që Meti kishte ndaj Blerandos.

“Banorë! Vëllai i Madh ka ndjekur me shqetësim të madh provokimet e vazhdueshme të Metit kundrejt Blerandos pas spektaklit të së hënës. Sipas rregullave të lojës, gjuha kërcënuese, cënimi fizik dhe nxitja për dhunë janë rreptësisht të ndaluara”, u tha në zarf.

“Duke pasur parasysh faktin që përkundër paralajmërimeve edhe përmes zarfit të zi nuk ka pasur reflektim, pas verifikimit të pamjeve nga vendi ku ka ndodhur ngjarja e sotme, Vëllai i Madh ka marrë një vendim. Meti përjashtohet automatikisht nga gara dhe lë shtëpinë në këtë moment”, përfundoi zarfi.

E pas përjashtimit të tij kanë reaguar nga Instagrami i tij privat.

Në një prej reagimeve thuhet që “Kurrë nuk dini me përballu strategjinë e ni lojtari t’fort e qitni jashtë… nuk është hera e parë. Tmerr”.

Një reagim e ka bërë edhe këngëtari Labinot Rexha.

Sipas tij ai që duhet të largohej nga shtëpia ishte Ganiu, ndërsa mendon se largimi i tij është i gabuar.

“Meti Alshiqi është një djalë shumë i respektun, për me dal jashtë, ka qenë Ganiu, sepse ishte i diciplinum me fjalor.

Meti e nisi lojën ta bënë ashtu si duhet të jetë një Big Brother, mendoj se është gabim largimi i tij
Respekte miku im Meti’, shkruan ai.


E një reagim nuk kishte si të mungonte nga konkurrentja e parë që u largua nga BBVK, Brikenda.

Sipas saj Meti e meritonte të qëndronte më shumë në shtëpi.

“Meti e ka meritu me vazhdu me qenë brenda shtëpisë së BBVK”, ka shkruar ajo.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here