Reagon Këshilli Prokurorial i Kosovës ndaj deklaratave të zyrtarëve të lartë shtetërorë të Lëvizjes Vetëvendosje

0
198

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) kundërshton fuqishëm dhe shpreh indinjatë të thellë ndaj deklaratave të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe përfaqësuesve të lartë të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët kanë përdorur gjuhë të papranueshme dhe tendencioze lidhur me punën e Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), z. Blerim Isufaj, thuhet në reagim.

“KPK-ja konstaton se disa zyrtarë të lartë shtetërorë po tentojnë të ndikojnë sistematikisht në punët e sistemit prokurorial dhe po përçojnë mesazhe tendencioze politike, sikurse që kanë bërë edhe kësaj radhe, duke përdorur gjuhë denigruese kundër personalitetit të kandidatit për Kryeprokuror të Shtetit, z.Blerim Isufaj, gjë që është në kundërshtim me të gjitha normat etike, ligjore dhe kushtetuese. 

Këshilli Prokurorial vlerëson se, deklaratat e tilla, siç ishte ishin ato të djeshmet, janë në kundërshtim të plotë me ndarjen e pushteteve dhe përbëjnë ndërhyrje flagrante dhe të drejtpërdrejtë në punën e Gjyqësorit, përkatësisht të institucionit të Prokurorit të Shtetit, ngaqë puna dhe angazhimi i të gjithave, përfshirë edhe PSRK-në , burojnë nga Kushtetuta dhe ligjet e vendit, e jo nga vullnetet politike, grupet e interesit dhe individët e caktuar.

Me këtë rast, Këshilli Prokurorial i Kosov, thekson se qëndron plotësisht prapa punës së mirëfilltë dhe shumë profesionale të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës dhe prapa punës dhe angazhimit të prokurorëve të PSRK-së dhe në asnjë rast nuk do të tolerojë denigrimet dhe atakimet qëllimkëqija ndaj angazhimeve dhe përkushtimit të bartësve të sistemit prokurorial.

Në përmbyllje të këtij reagimi, KPK-ja ia risjellë në vëmendje kujtdo që tenton të cenojë punën e kësaj prokurorie dhe Kryeprokurorit të saj, z. Blerim Isufaj, si dhe përgjithësisht punën e institucionit të Prokurorit të Shtetit se, pushteti gjyqësor dhe prokurorial është i veçantë, me institucione kushtetuese, të pavarura dhe të paanshme, të cilat kryejnë detyrën e tyre në përputhje me mandatin kushtetues dhe ligjor, duke u bazuar gjithnjë në prova dhe fakte”, thuhet në reagim./04 Online  

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here