Rastet e dhunës në familje janë rastet të cilat po raportohen çdo ditë në Policinë e Kosovës, e që për ta ky problem mbetet njëra ndër sfidat më të mëdha.
Gjatë ditës së mërkurë rreth orës 19:00 në Prizren është arrestuar një person i dyshuar për dhunë në familje.
Sipas raportit të policisë i dyshuari pas një mosmarrëveshje e kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.
Si pasojë e këtij rasti viktima, e poashtu edhe i dyshuari kanë pranuar tretman mjekësor.
Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
“Prizren 30.11.2022 – 19:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili për shkak të një mosmarrëveshje e kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij femër kosovare. Si pasojë e rastit i dyshuari dhe viktima kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.” thuhet në raportin e policisë.