Qeverisja e z. Totaj bën komision për uljen e pagave të 288 punëtorëve të administratës komunale

0
637

Kësisoj, kjo qeverisje vazhdon të shpërfaqë edhe më tej qëndrimet inatqore për të përmbysur çdo punë të mirë të bërë nga qeverisja e kaluar, kështu duke tentuar ta përmbysë edhe projektin kolosal për nga koha, angazhimi dhe impakti pozitiv tek të gjithë punëtorët pa dallim të administratës komunale-harmonizimi i pagave dhe titujt e vendeve të punës.

Për këtë qeverisje të paaftë e pa ide, nuk mjafton puna 3-vjeçare e kapitalizuar me nënshkrimin e kontratave të reja nga tetori i vitit 2021, paraprakisht me të gjitha procedurat e miratuara nga Ministria e Administratës Publike, Ministria e Ekonomis dhe Financave dhe nga Zyra e Kryeministrit. Por për këta, nuk mjafton as humanizmi ligjërisht i vënë në vend, dhe tash çohen e bëjne komisione për uljen e pagave të punëtorëve të administratës komunale në një kohë krize, e në anën tjetër në një kohë kur pritet implementimi i ligjit të ri të pagave; mungesa e progresit në çdo drejtim e kësaj qeverisje nuk shpjegohet ndryshe veç se me këso nismash të cilat Komunën e Prizrenit e çojnë edhe më tej në regres i cili ka nisur tash e një vit.

Kryetari i Komunës së Prizreni si duket e ka humbur arsyen e gjykimit, e mos të flasim për procedurat ligjore e administrative që është larg me të gjithë “shokët” e tij.

Shkruan: Osman HAJDARI

* Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e 04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here