Qeveria e Kosovës do të mbuloj koston e policave kufitare për mërgimtarët ndërsa Kryeministri Kurti tha se procedura do të jetë shumë e thjeshtë. Kjo u bë e ditur në mbledhjen e qeverisë e cila është duke u mbajtur gjatë ditës së sotme. “Qeveria do të mbuloj koston e policave kufitare për mërgatën.
Procedura vazhdon të jetë e thjeshtë dhe nuk merr shumë kohë, polica mund të blihet edhe fizikisht në pikat kufitare hyrëse për të evituar pritjet në kufi, ajo mund të blihet edhe online para se të nisën”, ka thënë Kurti.
Kurti ka thënë se mërgimtarët për tu rimbursuar mund të aplikojnë online.“Pasi kenë blerë policën ata mund të aplikojnë për rimbursim online”, ka thënë ai.Tutje, ai u ka uruar mirëseardhje mërgatës dhe ka shtuar se Qeveria është duke punuar në Ligjin për diasporë.
“Mërgata jeni pjesë integrale e fuqishme për zhvillim te qëndrueshëm të Kosovës. Po punojmë në ligjin për diasporë. Po punohet për të jetësua koncept dokumentin për mësimin e gjuhës shqipe në mërgatë”, ka thënë Kurti, sot në mbledhjen e 86-të të Qeverisë.