Specialistët po ndeshin gjithnjë e më tepër tek moshat e reja probleme që lidhen me dhimbjet e zonës së qafës dhe të shpinës, sikurse edhe të hernies diskale.
“Kemi vënë re një rritje të dukshme të problematikave të shpinës tek moshat e reja. Ata zakonisht ankohen ose për dhimbje qafe ose të mesit. Kemi shumë të rinj që vijnë mosha 27 vjeçare, por edhe ato 40 vjeçarë, por me problematika më të thella.”
Stili i jetesës në përgjithësi apo të punuarit në zyre për një kohë të gjatë, janë vetëm disa nga arsyet që shfaqen këto probleme shëndetësore që duhen trajtuar me patjetër nga specialistët përkates.
“Zakonisht kur vijnë në klinikë ankohen për vështirësi në lëvizje, në kontrollin e veprimeve ose pjesa më madhore vijnë me një çrregullim nervor. Ankohen që simptomat më të mëdha i kanë te krahu ose te këmba. Pjesa më e madhe janë ata që kanë një profesion ku punojnë 8 orë në zyrë dhe nuk kanë stil jetese aktive.”
Problemet që lidhen me zonën e shpinës apo hernien diskale, mund të trajtohen më mirë kur kapen në faza fillestare dhe në moshë më të re nënvizojnë mjekët.