6 mënyrat që ju nevojiten për të stiluar xhaketën tuaj tartan këtë dimër 2024

0
260

Një nga surprizat e para për Dimrin 2024, për sa i përket tendencave në modë, është padyshim “ardhja në skenë” e xhaketës tartan. Tashmë ajo mund të kombinohet me pantallona dhe funde, edhe si xhaketë sportive apo stil bomber. E ardhur nga trashëgimia skoceze, xhaketa e tartanit këtë dimër duket një “must”. Kombinimet janë të pafundme dhe disa truke të veçanta mund t’ju bëjnë të dukeni shumë “stylish”.

Më poshtë ju sjellim 6 kombinime që mund t’i kopjoni për të veshur xhaketën tartan gjatë Dimrit 2024.

1.

6 mënyrat që ju nevojiten për të stiluar xhaketën tuaj

Kur xhaketa tartan zgjidhet si xhaketë bomber dhe mbi të gjitha në nuancat e kafesë, atëherë përshtatja perfekte është me një bluzë të bardhë, pantallona me të gjera dhe çizme deri tek kyçi. Detaji që të bind? Karfica, ose Chanel ose vintage, një trashëgimi familjare.

2.

6 mënyrat që ju nevojiten për të stiluar xhaketën tuaj
Xhaketa tartan e dimrit 2024 mund të zgjidhet në nuanca jeshile dhe përputhet me pantallonat vinyl – ato janë gati të kthehen në modë. Me çizme luftarake për një efekt më punk dhe me një çantë mikro për t’u hedhur mbi supe, si kjo çantë Louis Vuitton, që ka një rrip të gjelbër si pantallonat.

3.

6 mënyrat që ju nevojiten për të stiluar xhaketën tuaj
Me një fund të thurur shumëngjyrësh dhe me detaje, me çizme Teksan (shumë në modë këtë vit) dhe një këmishë meshkujsh blu të hapur: ansambli unik dhe i pazbuluar për Dimrin 2024 me xhaketën tartan. Detaji i radhës? Çanta e dorës me detaje kashte, perfekte në dimër dhe verë.

4

6 mënyrat që ju nevojiten për të stiluar xhaketën tuaj
Xhaketa tartan për dimrin 2024, për njerëzit që pëlqejnë klasiken, dëshiron një pamje më të errët. Xhinset dhe çizmet e kyçit të këmbës në ngjyrë të zezë janë të domosdoshme për shumë raste. Gjithçka bëhet më chic me një rrip në bel, mbi xhaketë. Njëlloj si në pasarela.

5

6 mënyrat që ju nevojiten për të stiluar xhaketën tuaj
Duke luajtur me ngjyrat dhe veshjet me shtresa, xhaketa tartan mund të vishet si xhaketë sportive, me një pulovër të punuar, këmishë të bardhë, fund midi xhins dhe çizme deri në kyçin e këmbës, për një efekt grunge dhe klasik.

6.

6 mënyrat që ju nevojiten për të stiluar xhaketën tuaj
Xhaketa tartan e dimrit 2024 zgjidhet në ngjyrën jeshile për një look për adhuruesit dhe ndjekësit e vërtetë të modës. Arsyeja është e lehtë të thuhet. Ajo mund të vishet në përmasa të mëdha, kombinohet me pantallona ngjyrë kafe dhe çizme me pamje teksaane. Me një bluzë të bardhë dhe çantë dore për të kompletuar pamjen./Living

Leave a Reply