Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka bërë publikimin e çmimeve tavan për shitjen e derivateve të naftës, benzinës dhe gasit për ditën e martë.
Nga MINT kanë bërë të ditur se për ditën e martë çmimi maksimal i lejuar i naftës ka mbetur i njëjtë, pra ky derivat tregtohet me 1.79 euro për litër, kurse i gazit me 0.78 euro.
Po ashtu edhe çmimi maksimal i lejuar i benzinës ka mbetur i njëjtë, pra ky derivat tregtohet me 1.76 euro për litër.
Çmimet e lartëcekura vlejnë për datën 5 Korrik 2022 prej orës 10:00 dhe janë valide 24 orë nga data dhe ora e publikimit.