Pse është i rëndësishëm ndriçimi efiçient banesor dhe ndriçimi efiçient publik?!

0
1337

Ndriçimi efiçent është një nga masat që sjell kursime domethënëse në energjinë elektrike të përdorur për këtë qëllim në banesë. Ndriçimi efiçent përfshin para së gjithash përdorimin në maksimum të energjisë natyrale si ndriçimi më i mirë. Kjo bëhet e mundur nëse kemi realizuar një arkitekturë të përshtatshme të ndërtesës duke bërë të mundur shfrytëzimin maksimal të ndriçimit natyral.

Vazhdimisht tek ne deri vonë është përdorur ndriçimi inkadeshent më pak efiçient.Momentalisht kanë hyrë në përdorim numër i madhë i llambave efiçiente dhe përdorimi i një llambe efiçente kursen energji elektrike deri në 80%.Shumë thjesht do thonim se për të njëjtën sasi ndriçimi një llambë jo efiçente me fuqi 75 W i përgjigjet një llambë efiçente 20W. Pra kursimi i energjisë është 5 herë më i lartë kur ne përdorim llamba efiçente.

Pra, me mire kontroll dhe menaxhim të mire të energjise ne mund të kursejmë deri ne 10%.

Për të përmirëuar ndriçimin public qe të jetë sa më efiçient dhe rrjedhimisht, të kemi shpenzim sa më minimal duhet të ndërmarrim disa hapa konkret, si psh:

  • Zëvendësimi i trupave ndriçues ekzistues jo efiçient HPS 250W me shuarës elektromagnetik me trupa ndriçues rrugorë LED 77W me efikasitet të lartë A ++, 14000lm, CCT 4000K, CRI 80.
  • Reduktimi i orarit të punës;
  • Reduktimi i energjisë;
  • Përmirësim i sistemit komandues.

Kjo do të arrihet duke zëvendësuar ndriçuesit ekzistues të rrugëve HSP me ndriçues rrugorë LED me efikasitet A ++ dhe përmirësim në sistemin e menaxhimit të kontrollit i cili do të zvogëlojë orët e punës së sistemit të ndriçimit, do të zvogëlojë intensitetin e ndriçimit në orët e trafikut të ulët dhe do të zvogëloj koston e mirëmbajtjes. Në orët e trafikut të lartë, nga perëndimi i diellit deri në orën 00:00 të mesnatës, ndriçuesit do të japin 100% të kapacitetit të ndriçimit, dhe niveli i ndriçimit do të arrijë nivelin e kërkuar sipas standardit. Nga ora 00:00 e mesnatës deri në 04:00h, niveli i ndriçimit  do të bjerë në 70% të nivelit të ndriçimit për shkak të orëve të ulëta të trafikut dhe përsëri pas orës 04:00 deri në agim niveli i dritës do të rritet në 100% të nivelit të ndriçimit.

Kjo masë energjie do të ketë përparësitë e mëposhtme:

  •  Do të zvogëlojë konsumin e energjisë mbi 70 %
  •  Do të ulë koston e faturës së energjisë mbi 70 %
  •  Do të ulë nivelin e CO2 rreth 70 %.

Marrë shembull konkret, nëse  sistemi i ndriçimit ka gjithsej rreth 48 trupa ndriçues të gjithë të vendosur në shtylla të betonit dhe nga druri standard i tensionit të cilat janë në pronësi të KEDS-it e me gjatësi afërsisht 1.8 km dhe si të tilla nuk plotësojnë standardet e gjatësisë dhe janë shumë jo-efiçientë, e  kam fjalën për sistemin e ndriçimit publik në Fshatin Atmaxhë-KK.Prizrenit , me fuqi totale te instaluar prej 11.5kW vetëm për llamba dhe 1.87 kW humbjet ku 20% janë përfshirë humbjet ballast dhe 2% humbjet në rrjet, fuqia totale e instaluar duke përfshirë dhe humbjet është 15.25kW. Duke i llogaritur në kosto të pagesës së faturës vjetor e tejkalon 6000.00 € humbje, gjë e cila marrë në komulativë në Komunën e Prizrenit nga 77 fshatra dhe qyteti shkaku i ndriçimit jo-efiçientë pagesa e faturës për ndriçim publik nga taksat tona mund të arrijnë shumën  rreth 1 milion €.

Më poshtë janë të ilustruara edhe me foto nga vendi.

Shkruan: Msc.i Dipl.i Eng. Sami Gashi
Specializimin për burimet e ripërtritshme në bashkëpunim me Arizona State University, dhe Auditor i çertifikuar i energjisë elektrike dhe ndriçimit publik.

* Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e 04 Online

Leave a Reply