Pse duhet të na pëlqejë leximi i librave?

0
349

Flasim për shqiptarët në Repulikën e Kosovës, dhe për kombin tonë ku vë re se kemi probleme në leximin e librave. Ka shumë shkaqe që kanë çuar në këtë gjendje, për të cilat do të shkruaj me një shkrim tjetër.

Ne jemi shumë mbrapa në shkallën (sasinë) e leximit të librave në bazë të asaj çfarë shohim çdo ditë tek nxënësit, studentët dhe qytetarët tanë. Nëse kujtojmë shkurtimisht mesataret vjetore të leximit të librit në bazë të statistikave të huaja do të vëmë re se:

Në japonez lexon 25 libra në vit

Një zviceran lexon10 libra në vit

Një francez lexon 7 libra në vit

Një italian lexon 6 libra në vit

Sepse shumë shtete të tjera që neve duam të jemi si ata e kanë bërë traditë të lexuarit në jetën e tyre. Kurse për Kosovë nuk e di nëse ka bërë dikush matje të tilla.

Atë që e di nga përvoja ime, mund të them se një student i Kosovës lexon disa Sllajde të profesorëve në vit, edhe ato jo të gjitha…

Leximi i një libri është diçka që i largon njerëzit nga bota reale dhe i nxit në rezonimin intelektual. Fatkeqësisht, shumica e njerëzve nuk e kuptojnë këtë.

Fjalori ditor i një analfabeti është rreth 200 fjalë. Me fjalë të tjera, ky person mund ta kalojë ditën e tij me 200 fjalë të ndryshme dhe nuk shqetësohet për këtë. Vini re kur flisni me analfabetët funksional në shoqëri, ata kanë vështirësi edhe të ndërtojnë fjali, ata përsërisin të njëjtat fjalë gjatë gjithë kohës, etj. Ne duhet të lexojmë libra për të përmirësuar fjalorin tonë. Përndryshe, ne do të vazhdojmë të jetojmë jetën tonë si një shqiptar stoik kokëfortë pa dashur të ndryshojmë vetveten. Gjuhën të cilën e flasim duhet ta pasurojmë në mënyrë që të mos përdorim pasthirrmën ëëëëë, derisa ta gjejmë një fjalë adekuate të asaj që duam të themi.

Me pak fjalë, ne nuk na pëlqen të lexojmë libra. Ne nuk jemi të vetëdijshëm se çfarë do të na japë libri. Për sa kohë që leximin nuk e shohim si rutinë tonë të përditshme, siç është ngrënia e mëngjesit, shkuarja në punë, ecja me makinë dhe të mos përjetojmë kënaqësinë e leximit të një libri, çfarëdo që të themi apo të shkruajmë është e kotë. Një person që mund ta arrijë marrjen e kënaqësisë nëpërmjet librit dhe të marrë këtë shije të transformimit të tij, është dhe do të jetë i pandashëm nga librat gjatë gjithë jetës së tij.

Mënyra më e shëndetshme për të arritur dijen është të lexosh një libër. Vetëm kështu mund të mësosh.

P.S. Ky reflektim vjen si nxitje nga dita ndërkombëtare e librit dhe të drejtave të autorit.

Shkruan: Batjar HALILI

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e 04 Online

Leave a Reply