Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, katër (4) persona të dyshuar, si dhe pranë gjykatës kompetente ka parashtruar dy (2) kërkesa për caktimin e paraburgimit ndaj dy (2) personave, thuhet në raportin e kësaj prokurorie.
“Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur tri (3) aktakuza kundër pesëmbëdhjetë (15) personave, për vepra të ndryshme penale.
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar katër (4) persona, në katër raste të ndara. Dy (2) persona, dyshohen për veprën penale “Dhuna në familje”, një (1) person për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Dhuna në familje”, si dhe personi i katërt, dyshohet se ka kryer veprën penale “Ngacmimi seksual” sipas KPRK-së.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave për shkak të veprave penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Vjedhja e pyllit” sipas KPRK-së.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur tri (3) aktakuza kundër pesëmbëdhjetë (15) personave, për veprat penale si në vijim:
Një (1) aktakuzë kundër dymbëdhjetë (12) personave për veprat penale “Vrasje e rëndë” e ngelur në tentativë, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, “Lëndimi i rëndë trupor”dhe “Pjesëmarrja në rrahje”;
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja””, thuhet në raport./04 Online