Prokuroria e Prizrenit ngrit 14 aktakuza kundër 22 personave

0
243

Prokuroria Themelore në Prizren, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur katërmbëdhjetë (14) aktakuza kundër njëzet e dy (22) personave, për vepra të ndryshme penale.

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar (shtetas i Republikës së Shqipërisë), pasi që i njëjti ka kryer veprën penale “Vjedhja”. Po ashtu, nga ky departament është ndaluar një (1) person i dyshuar, për shkak të veprave penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur katërmbëdhjetë (14) aktakuza kundër njëzet e dy (22) personave për veprat penale si në vijim:
Katër (4) aktakuza kundër nëntë (9) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;
Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Vjedhja e rëndë”;
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Kanosja”.
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Sulmi”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja grabitqare”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here