Prokuroria e Prizrenit kërkon paraburgimin e 4 personave dhe ngrit 11 aktakuza

0
314

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur tetëdhjetegjashtë (86) aktakuza kundër nëntëdhjetegjashtë (96) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar nëntëmbëdhjetë (19) persona, si dhe janë bërë katër (4) kërkesa për caktim të paraburgimit të pesë (5) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë pesë (5) persona të dyshuar, në tri raste të ndryshme, si dhe ka parashtruar tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër katër (4) personave. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave për vepra të ndryshme penale.

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit të bazuar se të dyshuarit kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge”. Po ashtu, nga ky departament janë ndaluar dy (2) persona të dyshuar, për shkak se të njëjtit dyshohet se kanë kryer veprën penale “Vrasje në tentativë” sipas KPRK-së. Ndërsa, nga Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit është ndaluar për 48 orë një (1) person, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, pranë gjykatës kompetente, ka parashtruar dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona të dyshuar, për shkak të dyshimit të bazuar se të dyshuarit secili veç e veç kanë kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

Po ashtu, nga ky departament është parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit kundër dy (2) personave të dyshuar për veprat penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge” sipas KPRK-së.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave për veprat penale si në vijim:

Pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge”;

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Lidhja e kontratës së dëmshme”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Shantazhi”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e pyllit”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here