Prizrenasja e denoncon burrin me të cilën bashkëjetoi për shumë vite, e kërcënoi në telefon

0
287

Dhuna në familje vazhdon të mbetet një nga damkat më të mëdha të shoqërisë kosovare. Çdo ditë në Polici raportohen raste të grave që përjetojnë dhunë në forma të ndryshme nga personat të cilët i kanë zgjedhur të ndajnë jetën me ta, por edhe nga anëtarët tjerë të familjes, raporton Gazeta Sinjali.

Ndihmën e Policisë e ka kërkuar gjatë ditës së djeshme edhe një grua nga Prizreni, e cila e ka raportuar burrin me të cilin ka bashkëjetuar për vite me radhë.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije për Sinjalin se viktima ka deklaruar se i dyshuari, për motive akoma të panjohura, e ka kërcënuar përmes telefonit, duke i shkaktuar frikë e shqetësim.

Sinjali mëson se bëhet fjalë për A.N., i cili është nga Prizreni po ashtu dhe dyshohet se kishte vendosur t’i qërojë hesapet duke e kanosur viktimën.

Përballë kësaj situate, viktima e ka raportuar rastin para se të ndodhë diçka më e keqe.

Si rezultat i denoncimit, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, Policia ka nisur hetimet ndaj të dyshuarit dhe rasti është iniciuar rasti si “Kanosje”./Gazeta Sinjali/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here