“T’i godasësh dy zogj me një gur”.
Kjo shprehje më së shumti i shkon për shtati Komunës së Prizrenit, që futjen e kabllove elektrike nën tokë në mes të sheshit po e shfrytëzon që ta heqë edhe kalldrëmin historik.
Kockat kah shatërvani, që janë dëmtuar ndër vite, do të zëvendësohen me të reja.
Projekti për rregullimin e kalldrëmit përfundon brenda vitit derisa për të janë ndarë 300 mijë euro./Klan Kosova