Pas një mosmarrëveshje në trafik është sulmuar një person në Prizren.
Viktima dyshohet të jetë sulmuar nga dy persona të panjohur, shkruan 04 Online.
“Rr. Esat Haskuka, Prizren, 02.08.2023-18:00 Lëndime të lehta trupore ka pësuar viktima mashkull kosovar, pasi i njëjti pas një mosmarrëveshje në trafik, është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar të pa njohur për të. Viktimës i është ofruar tretmani mjekësorë. Rasti në hetime”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./04 Online