Nxënësit e SHFMU “Emin Duraku” në Prizren janë mobilizuar vullnetarisht për mbledhjen e mjeteve financiare për shërimin e nënës të një nxënëses në këtë shkollë.
Siç thuhet në njoftimin e shkollës, Teuta Olluri, nëna e nje nxënëse të kësaj shkolle, ka pësuar aksident të rëndë në komunikacion, me ç’rast ka pësuar lëndime të rënda trupore.
Nxënësit përmes këtij aktiviteti kanë arritur ti mbledhin 2550 euro e 50 cent.
“AKSION HUMANITAR I NXËNËSVE, PRINDËRVE DHE MËSIMDHËNËSVE TË SHKOLLËS SONË
Grumbullimi i mjeteve filloi menjeherë pas njoftimit në faqen e shkollës “Emin Duraku” në Prizren, për rastin që kishte ndodhur me 9.12.2022, ku si pasojë e aksidentit të rëndë në komunikacion, kishte pësuar lëndime të shtyllës kurrizore Teuta Olluri, 29 vjeçe, nëna e nxënëses së shkollës sonë. Humaniteti i nxënësve, prindërve dhe mësimdhënësve u dëshmua edhe këtë herë. Mjetet e grumbulluara në shumën prej 2550,50 euro. u dorëzuan znj. Emine Pllepolli (Nëna e Teuta Ollurit), e cila u falënderua secilit person që tregoi humanitet për këtë rast. Teutës i dëshirojmë shërim të shpejtë!”, thuhet në njoftimin e SHFMU “Emin Duraku”./04 Online