Një veturë ka goditur një person në Prizren, derisa ky i fundit ishte duke ecur në vendkalimin për këmbësor.
Viktima është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Prizrenit dhe është ndalur për trajtim të mëtutjeshëm.
Policia ka bërë të ditur se rasti është nën hetime.
“Rr. Ismajl Kryeziu, Prizren 19.08.2022 – 23:30. Viktima mashkull kosovar deri sa ishte duke ecur në vendkalimin për këmbësor goditet nga një vozitës me veturën NN. Viktima është dërguar për tretman mjekësor ne Spitalin e Prizrenit dhe është ndalur për trajtim të mëtutjeshëm. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.