Një rast i dhunës në familje është raportuar në 24 orët e fundit në Prizren, shkruan 04 Online.
Është arrestuar një grua pas dyshimit se ka ushtruar dhunë fizike ndaj djalit të saj 13 vjeçar.
“Në Prizren është arrestuar një grua, pasi që kishte ushtruar dhunë ndaj djalit të saj 13 vjeçar. E dyshuara pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./04 Online