Prizren | Miratohet buxheti për vitin 2022

0
379

Kuvendi i Komunës në mbledhjen e sotme të jashtëzakonshme të punës, miratoi më shumicë të votave Buxhetin e vitit 2022.
Seancën e hapi kryesuesja e kuvendit znj. Antigona Bytyqi dhe propozoi rendin e ditës së mbledhjes:

  1. 𝘔𝘪𝘳𝘢𝘵𝘪𝘮𝘪 𝘐 𝘉𝘶𝘹𝘩𝘦𝘵𝘪𝘵 𝘵ë 𝘬𝘰𝘮𝘶𝘯ë𝘴 𝘴𝘰𝘯ë 𝘱ë𝘳 𝘷𝘪𝘵𝘪𝘯 2022
  2. 𝘔𝘪𝘳𝘢𝘵𝘪𝘮𝘪𝘯 𝘦 𝘭𝘪𝘴𝘵ë𝘴 𝘴ë 𝘱𝘳𝘰𝘯𝘢𝘷𝘦 𝘬𝘰𝘮𝘶𝘯𝘢𝘭𝘦 𝘲ë 𝘥𝘰 𝘥𝘢𝘭𝘪𝘯 𝘯ë 𝘮𝘶𝘯𝘥ë𝘴𝘪 𝘴𝘩𝘧𝘳𝘺𝘵ë𝘻𝘪𝘮𝘪 𝘨𝘫𝘢𝘵ë 𝘷𝘪𝘵𝘪𝘵 2022
    Pas aprovimit të rendit të ditës, kuvendarët nga subjektet politike analizuan disa nga zërat buxhetor dhe impaktin e tyre tek qytetarët. Pas diskutimeve të ndryshme, kryesuesja Bytyqi e hodhi në votim buxhetin e vitit 2022 dhe me shumicë të votave buxheti u miratua.
    Po ashtu edhe në pikën e dytë të rendit të ditës u diskutuan pronat komunale që do dalin për shfrytëzim nga qytetarët dhe të tjerë gjatë vitit 2022. Edhe kjo pikë e rendit të ditës me shumicë të votave u votua nga kuvendarët e pranishëm në sallë.

Kryetari i komunës z. Shaqir Totaj, i falënderoi kuvendarët për votimin e buxhetit dhe listën e pronave komunale dhe u ofroi bashkëpunim të plotë me kabinetin e tij qeverisës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here