Prizren, miku sulmon dhëndrin pasi ia rrahu vajzën, të dy përfundojnë në Polici

0
205
Foto: Ilustrim

Përleshjet mes miqve e familjarëve në vendin tonë nuk janë të rralla dhe në shumicën e rasteve përfshihen familjen e gruas dhe të dhëndrit. Për motive të ndryshme, shumë prej tyre përfundojnë në Polici, ku kërkojnë ndihmë për zgjidhjen e telasheve. Por ka raste kur disa prej tyre vendosin vet t’i ‘qërojë hesapet’.

Kështu ka ndodhur mbrëmë në një familje në Prizren, ku një person ka sulmuar fizikisht dhëndrin e tij, pasi i njëjti dyshohet se e kishte rrahur bashkëshorten e tij (vajzën e të dyshuarit).

Fillimisht i dyshuari i parë dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj gruas së tij, të cilën e ka rrahur me një shkop, duke i shkaktuar lëndime trupore. Por pa shkuar shumë gjatë, ai u përballë me mikun, babain e gruas së tij, i cili shkoi për t’i kërkuar llogari.

Sipas informacioneve të para, i dyshuari u sulmua nga vjehrri në banesën e tij dhe për pasojë mori lëndime trupore, për çka u dërgua për trajtim mjekësor.

Pas përfundimit të procedurave policore, i dyshuari që rrahu bashkëshorten është ndaluar për 48 orë me urdhër të Prokurorit të Shtetit dhe ndaj tij është iniciuar rasti për veprën penale “Dhunë në familje”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here