Gjykata Themelore e Prizrenit në një komunikatë për media ka njoftuar se i është caktuar masa e paraburgimit ndaj një (1) të mituri për shkak të dyshimit të bazuar sekanë kryer veprat penale lëndim i lehtë trupor dhe mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.
Prizren, 16 shkurt 2022 – Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti për të Mitur, gjyqtarja e procedurës – Shpresa Emra, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje tridhjetë (30) ditë, e cila do të llogaritet prej kohës së arrestimit 12.02.2022 dhe mund të zgjasë deri më datën 14.03.2022,ndaj të miturit (15 vjeçar) D.M., për shkak të dyshimit zë bazuar se kanë kryer veprat penale Lëndim i lehtë trupor nga neni 185 par. 2 lidhur me par. 1 nën par. 1.4, dhe mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 par 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Gjykata me rastin e caktimit të masës së paraburgimit ndaj të miturit ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar:
Se me datë 11 shkurt në orët e mbrëmjes, me thikë – mjetë ky i rrezikshëm – që mund të shkaktojnë lëndime të rënda trupore, të dëmtuarit i shkakton lëndim të lehtë trupor, në atë mënyrë për shkak të një mosmarrëveshjeje fillimisht verbale, e sulmon të dëmtuarin duke e goditur e më thikë në këmbën e majtë nga ana e pasme duke shkaktuar plagë prerëse- shpuese gjerësi 2-3 cm thellësi 5-6 cm,, përshkuar më afër si në raportin mjekësor të qendrës emergjente të spitalit rajonal të Prizrenit, e më pas i dëmtuari nënshtrohet operimit në këmbë.
Në datë kohë dhe vend të njëjte si më lartë, të miturit D.M., i haset në posedim të mjetit të mprehtë – thikë kuzhine me dorëz të zezë dhe tehe 19 cm, e cila sekuestrohet – mjet që hynë në kategorinë e armës së ftohtë e që mund të përdoret për sulm apo shkaktim të lëndimeve trupore, e të cilën i mituri e ka mbajtur dhe përdorur në vend publik
Kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale.
Me rastin e caktimit të paraburgimit, Gjykata ka marrë parasysh peshën dhe mënyrën që dyshohet se janë kryer veprat penale, ku i mituri D.M., dyshohet të ketë kryer veprat penale në vend publik dhe në hyrje të banesës kolektive është përdorur mjet i rrezikshëm – thikë me gjatësi prej 19 cm, rrezikshmërinë shoqërore, dhe vendosmërinë për të poseduar mjet të rrezikshëm.
Nga të lartcekurat, Gjykata ka ardhur në përfundim se caktimi i paraburgimit për të miturin në këtë fazë është i domosdoshëm dhe i arsyeshëm, sepse me qëndrimi në liri ekziston rreziku i përsëritjes së veprës penale, por i njëjti mund të kryejë edhe vepër tjetër penale me pasoja edhe më të mëdha, andaj caktimi i paraburgimit është i arsyeshëm për sigurimin e prezencë së tij dhe zhvillimin normal të rrjedhës së procedurës penale – përgatitore.
Shënim:Kundër këtij vendimi, pala e pakënaqur ka të drejtë ankese, në Gjykatën e Apelit, ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij, thuhet në njoftim.