Një grua nga Prizreni e ka raportuar dje në Polici pas gjashtë orës një rast të dhunës në familje. Ajo e ka denoncuar bashkëshortin e saj, i cili tentoi ta sulmojë pas një zënke mes tyre.
Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se burri dhe gruaja fillimisht kishin pasur një mosmarrëveshje me njëri-tjetrin, që për pak eskaloi në sulm.
Viktima i është shmangur sulmit, kur burri i saj ka tentuar ta rrah në shtëpinë e tyre, në rrugën “Xhevë Lladroci”, dje rreth orës 17:00. E njëjta s’e ka raportuar rastin deri në orën 22:30.
Policia ka marrë deklaratat e dy të dyshuarve dhe të vajzës së tyre, në cilësi të dëshmitares. Pas intervistimit, ndaj të dyshuarit, prokurori ka iniciuar rastin si “dhunë në familje”.