Prizren | Aktakuzë ndaj dy zyrtarëve të gjykatës për keqpërdorim të pozitës

0
795

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve D.H., dhe I.I., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se të njëjtit në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414, paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 lidhur me nenin 31, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Sipas aktakuzës, nga data 04.04.2022 e deri me datë 26.01.2024 në zyrën për ekzekutimin e sanksioneve penale pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë, në cilësinë e personave zyrtar – duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar,  D.H., në pozitën e bashkëpuntorit profesional në zyrën e ekzekutimit të sanksioneve penale si dhe I.I., në pozitën e referentit në zyrën e ekzekutimeve të sanksioneve,  në bashkëkryerje nuk i përmbushin detyrat zyrtare, me qëllim të përfitojnë çfarëdo dobie për vete ose për personin tjetër, në atë mënyrë që me dashje nuk i kanë dorzuar, duke i fshehur Urdhëresat e Gjykatës Themelore në Prishtinë, dhe atë nëntë (9) lëndë, të cilat kanë qenë dashur të dërgohen për ekzekutim duke i mundësuar të dënuarve, t’i shmangen mbajtjes së dënimit me burg, apo kryerjes së pagesave në emër të dënimit të shqiptuar në të holla, duke i shkaktuar dëm sistemit gjyqësor.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartëcekur për veprën penale për të cilën akuzohen të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here