Drejtoria e Shëndetësisë në Prizren ka bërë të ditur se ka mundësuar sot realizimin e 82 testeve rapide për detektimin e COVID-19.
Testet janë realizuar për qytetarët e Komunës së Prizrenit të cilët do të udhëtojnë për në Haxh.
“Drejtoria e Shëndetësisë, përmes ekipeve të saj, ka mundësuar sot realizimin e 82 testeve rapide për detektimin e Corona Virusit, në hapësirat e Xhamisë së Bajraklisë në Prizren”, thuhet në njoftimin e tyre./GS