Prizren | 52 vjeçari kapet me 15 vjeçaren në veturë

0
610

Një 52 vjeçar nga Prizreni, është kapur nga policia me një të mitur në veturë.
15 vjeçarja dyshohet se është keqpërdorur seksualisht nga burri 52 vjeçar.

Rasti u zbulua derisa policia ishte duke patrulluar në një pikë kontrolli, në rrugën “Ekrem Rexha”, në Prizren, ku ndaloi veturën që e drejtonte i dyshuari.

Pas verifikimit dhe mbledhjes së informacioneve fillestare, rezultoi se e mitura që u kap në veturë me 52 vjeçarin dyshohet se është dhunuar nga i njëjti.

Dy palët janë shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku kanë dhënë deklaratat e tyre për rastin.
Prokurori i Shtetit ka urdhëruar nisjen e hetimeve për veprën penale “dhunimi” për zbardhjen e rrethanave në të cilat dyshohet se është kryer vepra.

/GazetaSinjali/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here