Prindërit t’i edukojnë fëmijët, të dëgjojnë dhe respektojnë fjalën e mësuesit

0
906

Shkolla është një institucion ku zhvillohet procesi edukativ-arsimor.

Edukimi i fëmijëve fillon nga prindërit, vazhdon në çerdhe dhe në klasën përgatitore.

Fillimisht fëmijët duhet të edukohen mirë, të sillen mirë në institucionet shkollore dhe të dëgjojn e respektojn mësimdhënësit.

Puna mësimore është një veprim i përbashkët mësimdhënës/nxënës , që do të thotë se mësimdhënësit duhet të përgatiten për mësimdhënie por edhe nxënësit për mësimnxënie.

Gjatë punës time mësimore, kam vërejt se disa fëmijë , nxënës janë shumë, shumë te edukuar dhe vijnë të përgatitur, këta nxënës angazhohen shumë dhe japin kontributin e tyre gjatë punës mësimore që lehtëson shumë punën e mësimdhënësit.

Në anën tjetër, disa fëmijë vijnë të pa përgatitur për mësim, vijn pa mjete mësimore, nuk japin kontributin e tyre, madje edhe pengojn shumë gjatë orës mësimore në klasë.

Prandaj, kërkohet nga prindërit që të mirren më shumë me fëmijet e tyre, t’i edukojnë fëmijët që në shkollë të sillen mirë, të respektojnë rendin shtëpiak dhe të dëgjojnë dhe respektojn fjalën e mësuesit!

Shkruan: Asllan BAJRAMI

* Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e 04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here