Prindërit shqiptarë nuk dëgjojnë, mjekja okuliste ngre alarmin: “U japin celularin fëmijëve për çdo gjë, nuk dua t’ia dinë për dëmin që u shkaktojnë”

0
210

Tanimë është kthyer në trend që prindërit t’u japin telefonin fëmijëve në momentin që qajnë ose duan t’i ushqejnë.

Për fat të keq këtë sjellje e vëmë re edhe te foshnjet disa muajshe, por sa të ndërgjegjshëm janë ata për dëmin e parikuperueshëm që u shkaktojnë pajisjet teknologjike syve të bebeve, mbetet një temë e gjerë për t’u diskutuar. Ky fenomen është mbarëbotëror, por teksa analizon situatën në Shqipëri mjekja Suzana Zhaku shprehet se nënat dhe baballarët shqiptarë i injorojnë këshillat e okulistëve dhe bëjnë sipas kokës së tyre.

“Takoj çdo ditë prindër që në momentin që dua t’u bëj kontroll bebeve të tyre, nxjerrin menjëherë celularin që të mos qajnë. U kam shpjeguar sa kam mundur se po u shkaktojë dëme të pariparueshme, por alarmi im bie në vesh të  shurdhët. Fëmijët e moshës 0-12 muajsh kategorikisht nuk duhet ta njohin si objekt celularin, jo më të ambientohem me të kur ushqehen apo para gjumit. U këshilloj që të dalin në natyrë për ta shkëputur me telefonin. Jo gjithë kohën me sytë në ekran, në telefon në televizor, sa më parë t’i reduktojmë këto gjëra aq më mirë do të jemi me sytë”,-u shpreh mjekja okuliste.

Ushqimi i duhur është një tjetër këshillë për të patur sy të shëndetshëm.

Vitet e fundit mjekët okulistë dhe oftalmologë anë konstatuar se problematikat e shikimit veçanërisht te fëmijët kanë ardhur në rritje, si pasojë e përdorimit me orë të zgjatura të pajisjeve teknologjike dhe ushqyerjes jo të shëndetshme.

Leave a Reply