Prindërit e braktisur nga fëmijët, vdesin para kohe!

0
177

Së fundmi hulumtuesit e Universitetit të Kalifornisë kanë zbuluar se si t’ua ‘shtoni disa vite’ jetë prindërve. Vetmia luan rol kyç në shpejtimin e procesit të plakjes dhe është e ndërlidhur me vdekjen. Shkencëtarët kanë vëzhguar gjendjen e 1,600 njerëzve me një moshë mesatare prej 71 vjet. Faktorët e tillë si shëndeti dhe statusi socio-ekonomik nuk ishin konsideruar.

Përgjatë gjashtë viteve të hulumtimeve vetëm 14% e njerëzve të moshuar të cilët ishin vizituar rregullisht nga të afërmit e tyre kishin vdekur, krahasuar me 23% të personave të moshuar që nuk kishin pasur vizitorë familjarë. Fëmijët, nipërit dhe mbesat kërkojnë më pak komunikim me gjeneratat e vjetra. Në përgjithësi, të vjetrit janë më tolerantë ndaj të metave që kanë miqtë dhe familjarët e tyre.

Ata janë gjithmonë gati të ndajnë eksperiencën e tyre me të rinjtë. Ne gjithmonë kërkojmë këshilla nga prindërit apo gjyshërit tanë, ose thjesht kemi nevojë për përqafimet e tyre. Prandaj, është e rëndësishme të mbani mend se sa shumë kohë na kanë dhuruar ata dhe se sa shumë kanë nevojë për vëmendjen dhe kujdesin tonë. Vetëm disa orë në javë, vetëm përmes një telefonate në ditë, ju do t’ua rritni atyre mundësitë për të jetuar një jetë më të gjatë dhe më të mirë.

Nga dashuria e pakushtëzuar te mençuria e përditshme, prania e nënave është një bekim i vërtetë. Ne kurrë nuk mund t’i falënderojmë nënat sa duhet për mbështetjen dhe përkushtimin që tregojnë ndaj nesh. Fatkeqësisht, disa mund të përfshihen në përgjegjësitë e moshës madhore dhe priren të harrojnë të kalojnë kohë me nënat e tyre. Ndoshta duhet të njiheni me arsyet pse duhet të kaloni kohë me nënat tuaja.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here