Prindër mbani shënime, me këto 4 këshilla do të ndihmoni fëmijët tuaj të përjetojnë lehtësisht humbjet

0
259

Është e kuptueshme që askujt nuk i pëlqen të humbasë në situata të caktuar, sidomos në rastin e fëmijëve. Prandaj prindërit duhet të bëjnë kujdes t’ i këshillojnë dhe t’i mësojnë ata se si të kalojnë humbjet me lehtësi dhe sportivitet, por edhe në rastin e fitoreve ta menaxhojnë situatën siç duhet.

1.    Bëjeni të kuptojë konceptin e humbjes

Gjëja e parë që duhet të bëni është ta bëni fëmijën të dijë se çfarë do të thotë koncepti i humbjes. Është e rëndësishme që ai fëmijën të kuptojë nga ju se humbja nuk është gjithmonë një gjë e keqe. Në këtë mënyrë, humbja mund ta ndihmojë fëmijën të fitojë përvojë ose të mësojë.

2.     Pas humbjes të shohë eksperiencën

Është mirë që ta inkurajoni fëmijën tuaj të gjejë një element pozitiv edhe pse humbi në një lojë. Bëjeni të kuptojë se e rëndësishme për të ishte eksperienca që fitoi.

3.    Mos ta shohin fitoren si thelbësore

Edhe në rastin kur fëmijët fitojnë duhen këshilluar të mos e shohin si thelbësore dhe se gjithçka sillet rreth saj. Kjo do ta bëjë që në një moment tjetër të përjetojë lehtë edhe një humbje.

4.    Mësojini të jenë mirënjohës ndaj vetes

Sigurisht që mirënjohja do të jetë shumë e madhe nëse fëmijët e fitojnë një lojë, për shkak edhe emocioneve të shumta që të jep një fitore. Por ju duhet t’ i bëni të kuptojnë se duhet të jenë mirënjohës për aftësitë që kanë falë të cilëve ishin pjesëmarrës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here