Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka udhëzuar Departamentin e Shtetit të SHBA-së lëshoj 350 milionë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën shkruan Reuters.
Përndryshe sot është dita e tretë prej kur Rusia ka filluar sulmin ndaj Ukrainës dhe situata është duke u rënduar.
Agjencia e lajmeve Reuters ka raportuar se zona në jugperëndim të kryeqytetit të Ukrainës, Kiev, është goditur mëngjesin e sotëm nga dy raketa.