Një postim i Zhaklin Lekatarit është komentuar gjerësisht në rrjet si një thumb për Kiarën dhe Luizin, të cilët konfirmuan se do të bëhen prindër për herë të parë.
Lekatari shkroi se shumica e fëmijëve në vendin tonë lindin për interes, frikë, nevojë dhe jo dashuri, e kjo u mor si një kunj direkt për çiftin, pasi Lekatari reagoi direkt pasi dyshja thanë lajmin për shtatzëninë.
Deri tani as Kiara as Luizi nuk kanë reaguar në lidhje me këtë shkrim të Zhakut, por shoqja e moderatores Liesa nuk ia ka kursyer dy fjalë opinionistes.
“Ekziston një vend në ferr për ata që komentojnë negativisht për një grua shtatzënë. Ti ta shpif. Gjumë të ëmbël,”-shkruan Liesa në Instagram.