Policia e Kosovës po e heton një vdekje që ka ndodhur në QKUK.
Sipas djalit, nëna i vdiq për shkak se mjekët nuk e kanë trajtuar si duhet.
Trupi i viktimës është dërguar për obduksion.
“Raportohet se në QKUK Prishtinë ka ndërruar jetë viktima femër kosovare. Djali i viktimës ankuesi i rastit dyshon se nëna e tij ka ndërruar jetë si pasojë e trajtimit jo të duhur nga ana e mjekëve. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e PK-së.