Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, në vijim të zbatimit të planit operativ të autoriteteve gjyqësore, raporton se gjatë periudhës kohore 13.05.2024 deri me 17.05.2024, është realizuar një përfundim i rëndësishëm në luftën kundër krimit në rajon. Me përkushtimin e tyre të palodhur, policia ka ekzekutuar me sukses 71 urdhëresa të gjykatave për vepra penale të ndryshme.
Në një njoftim zyrtar, zyrtarët e Policisë së Prizrenit bëjnë të ditur se përpjekjet për zbatimin e ligjit nuk do të ndalen pas kësaj periudhe, duke vazhduar përpjekjet për realizimin e urdhërave edhe ndaj personave që ende nuk janë përgjigjur thirrjes së gjykatës.
Policia rajonale e Prizrenit shpreh falënderimin e tyre për bashkëpunimin e qytetarëve me autoritetet policore. Ata inkurajojnë qytetarët që nëse kanë informacione për personat që janë të kërkuar nga organet e rendit, të kontaktojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, ose të përdorin aplikacionin digjital “Lajmëro Policinë”, si dhe të thirrjnë në numrin e emergjencës 192 ose në numrin 029 244-355.