Policia e Kosovës ka njoftuar se sot njësitet e saj kanë hasur në disa persona që përgatiteshin të bënin gara të shpejtësisë me automjete.
Sipas njoftimit, thuhet se disa nga personat po mblidhnin paratë për bastet e këtyre garave.
“Ngasësit së bashku me vetura janë shoqëruar deri në stacionet policore përkatëse dhe pas konsultimit me Prokurorin kujdestar, ndaj 7 (shtatë) është filluar proceduar penale për veprën penale “Organizim i skemave piramidale” dhe “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, thuhet mes tjerash në njoftim.
“Me date 08 dhe 10/03/2024, patrullat policore të Njësisë Rajonale të Trafikut Rrugorë në Prizren dhe Stacionit Policor Prizren Veri, bazuar në informacionin e pranuar për dyshimin për organizimin e garave të shpejtësisë në afërsi të hyrjes së autostradës Prizren-veri, kanë intervenuar dhe kanë hasur disa automjete dhe persona të cilat ishin duke u përgatitur për gara të shpejtësisë dhe ishin duke mbledhur para për bastet”, njofton Policia e Kosovës.
“Organizimi I garave të shpejtësisë është një aktivitetet I rrezikshëm dhe I jashtëligjshëm andaj Policia e Kosovës nuk do ti toleroj dhe do të veproj kundër organizatorëve dhe pjesëmarrësve sa here që të ka informacion për organizimi të tille”, ka shtuar ndër të tjera policia.