Policia në Prizren dhe patrullat e NjRKRr-së në Prizren, kanë filluar shpërndarjen e broshurave për sensibilizim sipas projektit “Këshilla kryesore si të përgatitemi pë ngasje gjtë dimirit!”, për ngasësit e automjeteve te zonës se përgjegjësisë së NjRKRr-së në Prizren.
Aktiviteti ka të bëjë me parandalimin e aksidenteve dhe sigurinë në komunikacion.
Ja disa nga këshillat:
– Jeni të vëmendshëm
– Asnjëherë mos e kaloni një mjet/makineri që është duke pastruar rrugën nga bora
– Mbani ndezur dritat e automjetit gjatë reshjeve
– Mos ngit automjetin tuaj nëse nuk është absolutisht e nevoshme!
Më poshtë gjeni broshurën dhe disa foto nga patrullat në teren gjatë këtij aktiviteti.