Policia në Prizren kërkon ndihmë për kapjen e këtij personi

0
8527
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për të lokalizuar vendndodhjen e një personi të dyshuar për ngacmim.

Përmes një njoftimi për media, Policia njofton se rasti ka ndodhur më 21 janar në Prizren.

“Sektori i hetimeve pas marrjes së rastit për hetim ka bërë përpjekje maksimale në ndriçim të veprës penale dhe ka siguruar pamjet nga kamerat e sigurisë të instaluara pranë vendit të ngjarjes ku i dyshuari shihet në filmim”, thuhet në njoftim.

Pamjet nga kamerat e sigurisë nuk janë shumë cilësore, ndaj edhe pas përpjekjeve të bëra nuk kemi mundur të identifikojmë ende kryesin e kësaj vepre”, thuhet më tej.

Me qëllimin që të zbulohet sa më pare vendndodhja dhe identiteti i tij, nga Prokurori i Shtetit lëshohet “Autorizim” për publikimin e fotografive të marra nga kamerat e sigurisë.

Andaj kërkojmë bashkëpunim nga të gjithë qytetarët, që nëse kane çfarëdo informate , apo din diçka për vendndodhjen e të dyshuarit në foto, të raportojnë policinë në Prizren , apo në cilin do stacion të policisë në Kosovë apo në nr.192.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here