Policia në Prizren ia anulon lejen e shoferit për të gjitha kategoritë, kishte marrë 21 pikë negative dhe kishte 19 kundërvajtje

0
269

Drejtoria rajonale e policisë Prizren, Njësia e Trafikut Rajonal në Prizren me datën 21.05.2024, gjatë kontrollit rutinë kanë ndalur veturën me targa vendore drejtuar nga vozitësi shtetas i Kosovës viti i lindjes 2004, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

“Gjatë verifikimit është gjete se kundërvajtësi në fjalë edhe pse e kishte të konfiskuar patentë shoferin në bazë të ligjit 05/L-088 nga neni 55.3, i njëjti edhe më tutje ka vazhduar të drejtonte mjetin motorik ku i kishte të shqiptuara edhe nëntëmbëdhjetë (kundërvajtje) vazhdime ndalesë e përkohshme të cilat nuk i ka përfill kundërvajtësi.

Me këtë raste policia e Kosovës njësitet e trafikut rajonal në Prizren kanë konfiskuar mjetin motorik në bazë të ligjit 08/L-0186 nga neni 246 paragrafi 6 , si dhe i anulohet leja e vozitje për të gjitha kategoritë ne bazë të nenit 245 paragrafi 7.

Drejtoria rajonale e Policisë në Prizeren, apelon vozitësit që ti respektojnë normat dhe ligjet e trafikut rrugor, po ashtu inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion të njoftojnë Stacionin më të afërm të policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: info@kosovopolice.com, apo ne numrin e telefonit 192″, thuhet në njoftim./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here