Indeksonline raportoi më herët për një aksident të ndodhur në aksin Prizren-Suharekë.
Lidhur me aksidentin në fjalë, zëdhënësi i Polciisë, Bajram Krasniqi, ka dhënë detaje.
Sipas Krasniqit, aksidenti ndodhi në ora 18:24, teksa si pasojë e tij është lënduar drejtuesi i automjetit.
Ky i fundit është dërguar për tretman mjekësor.
“Në ora 18:24, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradë drejtimi Prizren-Vërmicë (dalja jug). Në aksident janë përfshirë dy automjete, një veturë dhe një kamion. Si pasojë e aksidentit drejtuesi i veturës ka pësuar lëndime. I njëjti është dërguar për tretman mjekësor. Njësitet policore kanë bërë shikimin e vend-ngjarjes” ka deklaruar Krasniqi për Indeksonline.