Policia e kap në flagrancë 14-vjeçarin në Suharekë, i gjen drogë në xhepa

0
328
Foto: Ilustrim

Përdorimi i substancave narkotike ka marrë përmasa shqetësuese në Kosovë. Ato po përdoren me të madhe, sidomos nga të rinjtë të cilët shpesh kapen në flagrancë nga Policia.

Një rast i tillë është raportuar pasditen e së mërkurës në një kafene në Suharekë, ku njësitet policore kanë kontrolluar një të mitur nën dyshimet se mund të ketë gjëra të kundërligjshme.

Gjatë kontrollit trupor, policët kanë gjetur në xhepat e 14-vjeçarit substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.

I mituri është shoqëruar në stacion policor, ku u intervistua në shoqërinë e prindit të tij.

Sinjali mëson se para hetuesve ai ka deklaruar se qesen me narkotikë e kishte gjetur në afërsi të një shkolle në fshatin Samadrexhë.

Ndaj të njëjtit është iniciuar rasti ‘Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’.

Sipas Kodit Penal të Kosovës, është e jashtëligjshme që qytetarët të blejnë, posedojnë apo shpërndajnë substanca narkotike dhe mund të dënohen me gjobë apo burgim, varësisht nga sasia dhe lloji i lëndës narkotike që iu kapet nga autoritetet e rendit./SO

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here