“Po duroj…”, Sara i kthehet menaxherit të Bardhit: Edhe një postim kundër meje, do të të shkatërroj

0
230

Ish-banorja e “Big Brother VIP 3” dhe menaxheri i partnerit të saj, Bardhit, me të cilin nisi romancën në reality show, u përplasën ashpër përmes rrjeteve socialeve.

Pas një story në “Instagram” nga Jetmir Aga drejtuar Sarës se “është marrëzi të përmendet emri në këtë gjendje, kur bëhet fjalë për shëndetin e një njeriu të afërt”, ish-banorja e akuzoi se nuk po tregohet i sinqertë.

Me tone kërcënuese, ish-konkurrentja shkruan se nëse Jetmiri bën edhe një postim tjetër kundër saj “do t’i shkatërrojë figurën dhe planet që ka”.

“Po duroj dhe por hesht vetëm për hatër të Bardhit. Nuk të kam asnjë borxh! Po mbaj në kurriz ofendime nga publiku pa të drejtë prej heshtjes, por doje që prapë për hatër të Bardhit!!

Edhe një story sulm ndaj meje e do të ta shkatërroj figurën dhe planet e tua me vetëm një postim e do kesh gjithë shqiptarinë kundër!

Give up bro, nuk arrite të na ndash, it’s stronger than you. Boll kërkove vëmendje me zor”, shkruan Sara.

Të shtunën në mbrëmje, Bardhi mori vendimin për t’u larguar nga Big Brother VIP për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore të nënës së tij, ndërsa një reagim erdhi edhe nga të afërmit e artistit.

Motra e tij, Afërdita, shprehu revoltë për deklaratën e Sara Gjordenit.

Kjo e fundit gjatë prime-t të kaluar aludoi se kjo histori mund të ishte e sajuar nga palë të treta, për ta nxjerrë Bardhin nga shtëpia dhe se nuk janë dakord me lidhjen e tyre.

Të dielën, reagoi edhe Bardhi, për herë të parë që pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP.

Artisti publikoi një foto të nënës së tij, e cila ndodhet në spital. Fotoja shoqërohet edhe me një shkrim, në të cilën ai sqaron se gjendja e saj është më e mirë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here