Phillips: Serbia merret me interesant e veta, Kosova duhet të ketë partneritet me SHBA-të

0
149

Një nga miqtë më të afërt të Kosovës, njëherit drejtori i programit për paqen dhe të drejtat në Universitetin “Kolumbia”, David Phillips, ka folur rreth dialogut, qasjes politike të Qeverisë së Kosovës dhe miqësisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Marrëveshjet janë të mira në parim, por nuk po funksionojnë. Serbia vetëm merret me interesat e veta, Vuçiqi brengoset vetëm për veten dhe fatin e tij politik. Është me rëndësi që të ecet tutje, SHBA-të duan të ndihmojnë, por që duhet të ketë mirëbesim dhe partneritet ndërmjet qeverisë amerikane dhe qeverisë së Kosovës”, ka thënë Phillips.

Phillips ka ardhur në Kosovës për të marrë një çmim nga një kolegj privat. Ai ka treguar se dje është takuar me presidenten Vjosa Osmani, ndërkaq sot do të takojë kryeministrin Albin Kurti.

“Jam i interesuar që të kuptoj marrëdhënien e tij me SHBA-në dhe dialogun që po ndodh mes Kosovës e Serbisë. Çdo politikan i Kosovës gjykohet në bazë të dy faktorëve: raporti me SHBA-të dhe aftësia për të krijuar marrëdhënie me Serbinë, që bazohet mbi parime të barazisë dhe drejtësisë”, ka deklaruar Phillips.

Ai ka folur për këshillat të cilat do t’i ofrojë Kurtit sot gjatë takimit.

“Duhet të ketë më shumë unitet së pari mes liderëve të Kosovës, ashtu që tensionet të lihen anash dhe është tejet me rëndësi që presidentja dhe kryeministri të punojnë së bashku, sidomos në dialogun mes Kosovës e Serbisë. Nuk duam më konfrontime, nuk duam që Kosova të kundërshtohet në çdo hap që bën, por Kosova duhet ta kuptojë që për të fituar edhe njohjen nga Beogradi duhet të jetë prezente në dialog, të ketë qasje pozitive e largpamëse dhe çështjet si dinari që ka shpërthyer në media, nuk duhet të ekzistojë fare”, ka thënë ai.

Tutje ai është kthyer prapa në kohë, duke kujtuar luftën e fundit të Kosovës. “Menjëherë krijova një lloj dashurie për Kosovën, populli shqiptar janë popull i mrekullueshëm dhe SHBA-të nuk kanë miq më të mirë se sa shqiptarët”, ka thënë ai.

“Nuk mund të them se sa i kënaqur isha kur SHBA dhe NATO hyri në luftë për të parandaluar ato ngjarje në Kosovë, që po i ngjanin edhe Bosnjës”, ka deklaruar Phillips në RTK.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here