Marrëveshja e Brukselit dhe Aneksi i Ohrit, kanë validitet ndërkombëtar, sepse fjala e dhënë e një presidenti apo e një kryeministri para ndërmjetësve ndërkombëtarë, është po aq e vlefshme sa edhe nënshkrimi.
Kështu thotë, diplomati austriak Wolfgang Petritsch, ish përfaqësues i BE-së në bisedimet në Rambuje.
“Është praktikë evropiane, që në rastet kur dy politikanë të lartë, krerë të dy shteteve pajtohen dhe marrin zotime para dëshmitarëve ndërkombëtarë, që në këtë rast është Bashkimi Evropian, pra, kur ata japin një pëlqimin verbal për një çështje të caktuar para ndërmjetësve ndërkombëtarë, atëherë kjo marrëveshje është e vlefshme, pra, ka vlefshmëri ndërkombëtare.
Këto marrëveshje, kjo në Brukksel dhe Ohër, ashtu si më pare, janë të vlefshme, dhe unë besoj se Brukseli do të zhvillojë takime të tjera me Beogradin, që ta detyrojë të njohë marrëveshjet dhe zotimet që ka marrë përsipër. Kjo marrëveshje tashmë është pranuar, sepse fjala e një presidenti apo një kryeministri, është po aq e vlefshme sa edhe nënshkrimi i tij”, ka shtuar ai.
Për Marrëveshjen e Rambujesë të vitit 1999, ai thotë se ka një vlerë historike, sepse i hapi rrugë ndërhyrjes ushtarake të NATO-s, duke theksuar se presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, e çdo veprim ushtarak ndaj Kosovës do të mobilizonte NATO-n.
“Kosova tani është 100 për qind në agjendat e politikave të përbashkëta të sigurisë të BE-së dhe Vuçiq e di se çdo veprim ushtarak kundër Kosovës, do të mobilizonte NATO-n për kundërpërgjigje”, ka thënë Petritsch, në një intervistë për Radio Kosovën.