Petrit Hoxhaj kërkon largimin e qenve endacak nga sheshi “Shatërvani”

0
261

Për të disatën herë asambleisti i partisë “GUXO”, Petrit Hoxhaj, është duke e ngritur shqetësimin e tij për qentë endacak, të cilët tashmë janë prezent pothuajse në secilën lagje e rrugë të Prizrenit.

Hoxhaj, përmes një letre adresuar kryetarit të Prizrenit, Shaqir Totaj, dhe drejtorit për Bujqësi, Bexhat Bytyqi, ka kërkuar largimin e qenve endacak nga sheshi “Shatërvani”.

“I nderuar Kryetar Totaj
I nderuar Drejtor Bytyqi
Qentë endacak kanë filluar të shtohen dhe të bëhen agresiv në sheshin e Shadërvanit, pasiguria e qytetarëve dhe turisteve po rritet çdo dite e më shumë, tash jemi në një sezon ku qyteti i Prizreni vërshohet nga eskurzionet e ndryshme të shkollave fillore e të mesme, turistët çdo dite e më shumë shtohet numri, ndërsa bashkë me këto po shtohen edhe qentë endacak, një dukuri jo e hijshme në qytetin e Prizrenit posaçërisht në sheshin eShadërvanit.
Kemi bërë shumë kërkesa me shkrim dhe kemi ngritur shumë zërin në Kuvend, por si duket kemi hasur në vesh të shurdhur, i vetmi mjetë na ka mbetur peticioni nga pronarët e bizneseve të Shadërvanit dhe një gjë të tillë e kemi bërë.
Sot kemi me mbi 30 nënshkrime të bizneseve që kërkojnë siguri dhe qetësi në sheshin e Shadërvanit, sepse konsumatorët e tyre s’po ndihen të sigurt të ulur pran tarracave , qentë endacak po ju vardisen nënë ulëset e tyre.
I nderuar Kryetar
I nderuar Drejtor
Ne e dimë që problem i qenve është problem në krejt Kosovën, por ne kërkojmë që s`paku sheshi Shadërvanit të pastrohet dhe mos të jetë si një kopshte zoologjik.
Të shihni mënyrën e një zgjidhje të këtij problemi afat-gjate edhe me ligj obligoheni, të filloni sa më shpejt për ndërtimin e qendrës se strehimores për qentë endacak.
Gjer në ndërtimin e kësaj qendre të bëni një zgjidhje të përkohshme për sheshin e Shadërvanit, Personalisht mendoj se zgjidhja e përkohshme deri në ndërtimin e qendrës është të merren këta qen nga Shadërvani dhe të dërgohen në kompaninë përkatëse, të trajtohen të ushqehen për një kohe dhe pastaj të lëshohen , por jo të sillen në Shadërvan.
I nderuar Kryetar
I nderuar Drejtor
Problemi është ma i madh se ju që po mendoni, kërkon analizë ma të madhe se sa një telefonat! Kur të ndodhë ndonjë incidente, Zoti mos e beftë që të kafshohet ndonjë qytetar ose ndonjë turist i huaj, kush do marrë përgjegjësin? Kompania, drejtori a po vet Kryetari i Komunës?
Duhet analizuar ose marrë shembull se si disa institucione kanë zgjidhur problemin e qenve endacak në hapësirat e tyre dhe jo shumë larg po ne qytet!
Bëhet fjalë për Spitalin Regjional të Prizrenit, Me vite hapësirat e spitalit kanë qen përplot me qen të cilët rrezikonin stafin dhe qytetarët ! Dhe pas shumë analizave doli që keq menaxhimi i mbeturinave të spitalit ishte një ndër faktorët e rëndësishëm përse qentë qëndronin në ato hapësira!
Vallë mos është problemi i njëjtë edhe me hapësirat e qendrës së qytetit pse qentë nuk po largohen nga aty? Aty ku ka ushqim vështir se ndonjë krijesë do largohet! Prandaj problemi edhe mundë të jetë te keq menaxhimi i mbeturinave ne këto hapësira!
Nuk mjafton vetëm kapja kastrimi dhe lëshimi i qenve. Kastrimi nuk përjashton sulmin dhe kafshimin…
I nderuar Kryetar
I nderuar Drejtor
Merreni seriozisht këtë kërkesë nga Bizneset e sheshit të Shadërvanit dhe të filloni sa më shpejtë për zgjidhjen e problemit, Bizneset e Shadërvanit janë taksapaguesit më të mëdhenj të obligimeve komunale, prandaj duhet të ju rrimë karshi kërkesave të tyre.
Të bashkangjitur keni listat e nënshkrimeve.
Parashtrues I kërkesës: Petrit Hoxhaj Kuvendar në Komunën e Prizrenit
( për hirë të korreksis nuk kemi publikuar listën me emra dhe nënshkrime sepse figurojn të dhëna personale, ndërsa në kërkesen e dërzuar në Komunën e Prizrenit jan ato)”, thuhet në kërkesën e Hoxhajt./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here