59-vjeçari pason Ruud van Nistelerooy-n, i cili u largua një ndeshje para fundit të sezonit të kaluar, pasi deklaroi se klubi kishte humbur besimin tek ai. Pas zyrtarizimit si trajner i skuadrës nga Eindhovenit, ai ka theksuar se synimi i tij është që të rikthejë dominimin e PSV-së në Eredivisie por dhe në arenën ndërkombëtare.
“Sezonin e kaluar fituam dy trofe, por synimi ynë është të bëhemi kampionë të ligës. Mendoj se skuadra dhe idetë e mia për të luajtur futboll mund të sjellin sukses. PSV ka pasur periudha në të kaluarën kur dominonte futbollin holandez. Unë dua të kthej ato ditë.”
Bosz ka drejtuar Ajaxin gjatë sezonit 2016-17, duke e çuar skuadrën në finalen e Ligës së Evropës, që e humbi përballë Manchester United. Që atëherë ai ka drejtuar Borussian e Dortmundit dhe Bayer Leverkusenin në Gjermani, si dhe Olympique Lyon në Francë.
PSV e mbylli kampionatin në vendin e dytë pas Feyenoordit e do të luajë në kualifikueset e Champions League, ndërkohë që sezonin e ardhshëm ka shpallur synimet për të fituar titullin kampion, që i mundon që nga sezoni 2017-2018.