1. Shafrani indian Në 250 mililitra ujë të vakët e qitni 1 lugë të vogël me pluhur të shafranit indian dhe gjysmë luge të vogël me kripë deti. Shafrani indian njihet për karakteristikat antiseptike dhe vepron mirë kundër dhimbjeve.
2. Uthulla e mollës dhe mjalti Në 250 mililitra çaj të vakët nga sherbela e qitni një lugë të vogël me uthull molle dhe një lugë të vogël me mjaltë. Mjalti do të ndihmojë në zbutjen e ndjeshmërisë së fytit, e uthulla ka karakteristika antibakteriale.
3. Limoni, kripa, dhe piperi djegës Në 250 mililitra ujë të vakët e qitni nga një lugë me lëng limoni dhe me kripë deti dhe pak piper djegës. Piperi e përmirëson imunitetin dhe e pastron fytin nga viruset.
4. Mëllaga e bardhë Në 250 mililitra çaj nga mëllaga e bardhë e qitni një lugë të vogël me pluhur të xhenxhefilit. Xhenxhefili është një antiseptik i fortë dhe është i mirë kundër dhimbjeve, derisa mëllaga zbutë mukozën e irrituar të kanaleve të frymëmarrjes.
5. Sherbela E bëni një çaj nga sherbela e lini që të qëndrojë për 5 minuta dhe në të e qitni gjysmë luge me kripë. Me të bëni gargarë disa herë nsssssë ditë. Sherbela njihet qysh moti si ilaç për trajtim të inflamacioneve, ndërsa e redukton edhe stresin.