Përmes billbordeve kërkoi grua për martesë, i paraqiten mbi dy mijë gra

0
334

Më shumë se 2 mijë gra kanë kontaktuar një beqar të vetmuar, i cili, përmes billbordeve, shprehu interesim për të gjetur një grua.

Mohammad Malik, 29 vjeç, ndërmori hapin e guximshëm duke e paraqitur veten të shtrirë në billborde të mëdha nëpër rrugët e Birminghamit, me fjalët: “Më shpëtoni nga një martesë me msit”.

Ai gjithashtu krijoi një faqe interneti “Findmailkawife.com” për të tërhequr vëmendjen e një partnereje të mundshme.

Qëkur u publikua lajmi për kërkimin e tij të pazakontë të dashurisë, më shumë se 1000 gra e kanë kontaktuar atë, përmes faqes së tij të internetit, dhe rreth 1000 të tjera i kanë shkruar në Instagram, Twitter dhe Facebook.

Mohammad, një konsulent inovacioni dhe sipërmarrës, tha se si ai synon të zgjedhë njërën nga shumë gratë e paraqitura.

“Partnerja ime ideale do të ishte një grua myslimane në të 20-at e saj, e cila është e devotshme”, u shpreh ai.

Muhammad tha se ka rekrutuar disa miq për të krijuar fletëllogaritëse, nëpërmjet së cilës do të vlerësojë se cila grua i përshtatet më së shumti. Kriteret do të përfshijnë moshën, vendndodhjen (idealisht në Mbretërinë e Bashkuar), hobi dhe llojin e personalitetit, por tha se ai nuk do të fokusohej aq shumë në pamjen.

Ai është nga Londra, por e quan Birminghamin shtëpinë e tij të dytë falë “pikave ushqimore me cilësi të lartë në qendër të qytetit dhe xhamive të mahnitshme”.

“Unë jam një fëmijë i vetëm dhe kujdesem për mamin dhe babin tim. Nëse kjo nuk iu konvenon, nuk mendoj se do të funksionojë”.

“Shpresoj të kem kontakt së shpejti me gratë që më pëlqejnë”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here