Përleshja mes të rinjve në Prizren: Dorëzohet në Polici i dyshuari që e goditi 23-vjeçarin me kondak të armës

0
1907
Foto: Ilustrim

Gazeta Sinjali raportoi sot për një përleshje që ka ndodhur të martën në mbrëmje, në rrugën “Xhevat Berisha” në Prizren, ku janë përfshirë tre të rinj, njëri prej të cilëve përfundoi me lëndime të rënda trupore. Për motive akoma të panjohura, ata u kapën mes vete dhe për pasojë u futën në sherr me Policinë.

Por një ditë pas incidentit, i dyshuari kryesor është dorëzuar në Polici, pasi fillimisht iu është lënë ftesë për t’u paraqitu. I riu që goditi një 23-vjeçar me kondak të armës është intervistuar nga hetuesit policorë dhe ndaj tij është urdhëruar ndalimi policor.

Lajmin e kanë konfirmuar për Sinjalin edhe nga Policia Rajonale në Prizren, me ç’rast është bërë e ditur se i dyshuari e ka dorëzuar edhe armën me të cilën e goditi të dyshuarin tjetër.

Ndryshe, i dyshuari që u sulmua është dërguar në gjendje të rëndë në spital, ndërkohë që njësia policore që ka intervenuar në vendin e ngjarjes ka sekuestruar edhe një karikator të revoles që dyshohet se u përdor për ta goditur të riun.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Lëndim i rëndë trupor’ dhe ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës’.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here