Përfundon numërimi i votave në Shqipëri: Pjesëmarrja 42.21%, mbi 55 mijë vota të pavlefshme

0
60

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se ka përfunduar procesi i numërimit dhe vlerësimit të votave për votimin brenda territorit të Shqipërisë, në përputhje me afatet e parashikuara në Kodin Zgjedhor.

Procesi ka përfshirë të gjitha subjektet zgjedhore, partitë politike dhe koalicionet në 12 qarqet e vendit.

Sipas të dhënave paraprake të KQZ-së:

• Numri i zgjedhësve në listën brenda vendit ishte 3.467.962.

• Kanë votuar 1.458.251 zgjedhës, duke shënuar një pjesëmarrje prej 42.21%.

• Janë konsideruar të vlefshme 1.402.820 vota, ndërsa 55.334 vota janë shpallur të pavlefshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here