Policia e Kosovës vazhdimisht po bënë apele për pjesëmarrësit në komunikacion që të respektojnë rregullat në trafik, pasiqë numri i aksidenteve që po ndodhin në vendin tonë po vazhdon të jetë shqetësues.
Vetëm gjatë ditës së djeshme, në tërë vendin tonë kanë ndodhur 56 aksidente.
Fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet, ndërsa 24 aksidente të shkaktuara dje kanë qenë me të lënduar dhe 32 të tjera me dëme materiale.
Policia e Kosovës brenda 24 ore ka shqiptuar edhe gjoba ndaj atyre që nuk kanë respektuar rregullat në trafik.
Gjatë kësaj kohe ajo ka shqiptuar 1 mijë e 718 gjoba.
Ndërkaq, brenda kësaj periudhe kohore, policia ka arrestuar 26 persona, ku 16 prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa 3 të tjerë në vuajtje të dënimit.